×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët në veri sulmojnë gazetarët e Gazetës Blic

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 14:21

    Para pak minutash është sulmuar ekipi e Gazeta Blic në veri të Mitrovicës, teksa po e realizonin një storie për situatën e furnizimit të qytetarëve pas shfaqjes së coronavirusit.


    Derisa gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi i ishin afruar një pike ku shitej miell, dhe të flisnin me qytetarët që po furnizoheshin për t’i pyetur se si po shkon furnizimi, ata janë sulmuar nga dy qytetar.

    “Na u afrun dy të rinj serb, duke më goditur në fytyrë dhe në vesh. Ndërsa e kanë shtyer gazetarin Daiamnt Bajra dhe kameramanin Arsim Rexhepi”, ka rrëfyer ngjarjen Maxhuni.

    Ai është goditur me grusht dhe me shkelmë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Për momentin, gazetari Maxhuni është duke marrë tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Mitrovicës.

    Rasti është denoncuar në polici, dhe në këto momente ekipi i Gazeta Blic është duke u intervistuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!