Andi Pajaziti, i biri i Burhan Pajazitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dhënë një deklaratë për KALLXO.com në lidhje me rastin e tentim-sulmit ndaj Berat Buzhalës.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me Buzhalën ndërsa ka mohuar se është pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje.“Deklaroj për çështjen që është shumë përfol nëpër media lidhur me rastin me Berat Buzhalen dhe deklaroj që s’kam asgjë personale e as politike me këtë person”, ka thënë ai.
“Nuk kam tentu me sulmu as me kanos thjesht kam dashur ta përshëndeti nga vetura ku isha me të përmes gjamit të hapur por ai u frikësu duke paragjyku. Nuk jam anëtar i asnjë partie politike aq ma pak i Vetëvendosjes me të cilën nuk me lidhë asgjë”, ka deklaruar Andi Pajaziti.“Dua të shtoj se me Berat Buzhalen mund t’kem vetëm raporte t’mira dhe përshëndetje ngase asnjë lloj raporti nuk egziston në mes nesh. A.P”, ka thënë i dyshuari për tentim-sulm ndaj drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.