As qeveria e futbollit shqiptar nuk i shpëton dot koronavirusit.
Një nga zyrtarët e FSHF-së, F.R., rezulton të jetë nga personat që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit në ditët e kaluara dhe kjo ka bërë që në FSHF të jepet menjeherë urdhëri që asnjë të mos shfaqet në punë, shkruan Supersport, përcjell GazetaBlic.
SHF kishte nxjerrë një pjesë të personelit në punë me turne në ditët e kaluara, por që pasi është konstatuar se punonjësi në fjalë ka shfaqur simptomat, të gjithë janë urdhëruar që të mos dalin në zyrë pasi nuk dihet se sa kohë më parë punonjësi ka qenë i infektuar dhe se duhet të qëndrojnë në karantinë.
Personat që kanë punuar në të njëjtën zyrë me personin e infektuar me Covid-19 janë detyruar të izolohen në shtëpi për 14 ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.