Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka përmendur sot mundësinë që të mos jetë Kryetare e Kuvendit. Në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë ku u vendos që nesër të mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë, ajo foli kundër nismës se partisë së saj dhe shtoi se nuk mbështetë çfarëdo formule tjetër qeverisëse.
Ajo ka thënë se në rast se bëhet qeveria e re teknike, nuk do të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës.
“Në një Qeveri të re teknike unë nuk do të jem kryetare, me kushtetutë kjo pozitë i takon partisë së parë, fituesve të zgjedhjeve.
“Unë nuk mund të përfshihem në pazaret e partive për interesat të veta”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net.
Nëse Qeveria bie nesër, gjasat janë që të kemi një qeveri teknike për një periudhë të caktuar e cila ndoshta nuk do ta ketë në përbërje VV-në, Vjosa Osmani nuk pret të jetë kryetare.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka bërë thirrje edhe për deputetët që të mos e votojnë.
“Nuk e përkrahi këtë mocion, dhe ftoj deputetët mos ta përkrahin këtë mocion. Nuk është në kohën e duhur dhe nuk do të prodhoj një qeveri tjetër me legjitimitet. Nuk ka nevoje Kosova për një qeveri që nuk ka legjitimitet”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.