×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Richard Grenell po hesht për situatën politike në vend?

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 18:39

    Ka një kohë që është zhdukur nga skena mediale e politike, Richard Grenell. Deri para dy jave ai ka dominuar debatin në Kosovë me insistimin e tij që të hiqet plotësisht taksa ndaj Serbisë.


    Si emisar i Presidentit Donald Trummp për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ishte mjaft aktiv në Twitter. Ai lobonte për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. Gati çdo ditë ishte top lajm në Kosovë. Por, ka dy javë që është ‘zhdukur’.

    Ndonëse nuk i eci fjala për marrëveshjen finale, ai megjithatë pati suksese. Dy marrëveshje i kishte arritur shpejt në Berlin, atë për hekurudhat dhe autostradat si dhe ajo për linjën ajrore.

    Kryeministri Albin Kurti në fillim të detyrës u duk se do të jetë raporte të mir me të, por shpejt filloi ftohja. Kurti nuk e hiqte krejt taksën dhe nuk dëshironte një marrëveshje të shpejt. Kjo bëri që situata të ‘eskalojë’.

    Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vinin paralajmërime se mund të tërhiqen nga Kosova trupat amerikane. Dy senatorë dhe djali i presidentit Trump ishin ata që e përmenden këtë, transmeton Reporteri.

    Më pas filluan edhe sanksionet ekonomike. Nga programi Sfidat e Mijëvjeçarit u ndalen zyrtarisht projekte në vlerë 200 milionë euro.

    Grenell mbështeti çdo postim që kritikonte veprimet e Kurtit në raport me Amerikën.

    Gjithçka lidhej me refuzimin e Kurtit për ta hequr taksën, si dhe përpjekjet tjera për ta vonuar shumë dialogun me Serbinë. Grenell shihej më i afërt me presidentin Thaçi dhe insistonte shpejt në një marrëveshje, shkruan Reporteri.

    Derisa këto ditë Kosova po përballet me kërkesën e LDK-së për ta rrezuar Qeverinë Kurti, Grenell nuk ka bërë asnjë koment. As për dhe as kundër.

    Grenell është ambasador i SHBA-ve në Gjermani edhe ushtrues detyre i Agjencive të Inteligjencës në SHBA, dhe me gjasë ka shumë më shumë brenga në Amerikë për ta luftuar COVID19. Edhe Amerika po mbyllet sikur plot vende tjera.

    Hera e fundit kur ka shkruar për Kosovën është data 7 Mars, ku thoshte se nuk mund ta ndihmojnë Kosovën në fokusimin ekonomik, përderisa nuk e heqin tarifën.

    Derisa Grenell dhe në tërësi Amerika nuk po merret me situatën politike në Kosovë, BE-ja dhe disa ambasadorë si ai i Gjermanisë dhe Francës po përpiqen të ndalin mocionin e LDK-së. I kanë shkruar edhe letër madje./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!