Plas te Barcelona, lojtarët nuk pranojnë uljen e pagaveTë premten e kaluar drejtuesit e Barcelonës patën një takim për të diskutuar efektet ekonomike që ka sjellë pezullimi i përkohshëm i kampionateve për shkak të koronavirusit.
Fakti që nuk po luhet më La Liga, Championsi dhe muzeu është i mbyllur kanë shkaktuar një krizë ekonomike te Barcelona, por edhe te skuadrat e tjera në Europë.
Kjo do të thotë se shumë shpejt do të merren vendime drastike, ku një prej tyre është ulja e pagave të futbollistëve.
Në fundjavë filluan bisedimet mes drejtuesve dhe kapitenëve të skuadrave për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe nga mediat spanjolle u raportua se ata do të ishin të gatshëm që të ndihmonin presidentin Bartomeu.
Por sot është publikuar një tjetër lajm, i cili bën me dije se lojtarët e Barcelonës i kanë thënë jo propozimit të parë të drejtuesve.
Nuk janë zbuluar ende detajet e propozimit që Bartomeu u ka bërë kapitenëve, por ata nuk kanë pranuar dhe kanë marrë kohë që të kthejnë përgjigje pozitive.
Gjatë javës priten zhvillime të tjera në lidhje me këtë ccështje, jo vetëm te Barcelona, por edhe në ekipe të tjera. Bajerni i Mynihut është një nga skuadrat që ditën e sotme uli pagat 20%.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.