×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u infektuan 15 anëtarë të familjes në Gjilan me Coronavirus? Flet familjarja e tyre

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 19:42

    Familjarja e 15 personave nga Gjilani, të infektuar me virusin Covid-19 ka treguar detaje të ngjarjes se si erdhi deri në infektimin e familjarëve përnjëherë.


    “Dy nga vajzat e infektuara kanë ardhur me datën 8 mars në vendlindje nga Gjermania. E gjithë familja kemi pasur kontakte me to. Në fillim kanë menduar se është grip sezonal, mirëpo me kalimin e kohës iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe kanë shkuar që të bëjnë analizat”, ka deklaruar ajo në një prononcim për Portali.info.

    Tutje, ajo ka thënë se e gjithë familja janë vetëizoluar dhe qëndrojnë në dhoma të veçanta, teksa katër anëtarë të familjes po qëndrojnë në spital.

    Ajo, ka treguar edhe simptomat e para, ndërsa ka thënë se tek disa familjarë gjendja momentale nuk është e rëndë.

    “Gjendja momentale e familjarëve në spital nuk është shumë e rënduar, mirëpo pritet që ditëve të ardhshme të ketë ndërhyrje me frymëmarrje artificiale”, ka thënë ajo për Portali.info.

    Kujtojmë se deri më tani numri total i të prekurve me Koronavirus në vendin tonë ka arritur në 61.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!