Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar thotë se tashmë gjysma e popullsisë së këtij shteti mund të jetë prekur me COVID 19.
Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit me një hulumtim të tyre pretendojnë se sëmundja arriti në Mbretërinë e Bashkuar nga mesi i janarit “më së voni”.
Ky studim kundërshton modelimin e Imperial College London, të cilin qeveria e ka marrë si bazë për masat e saj reaguese deri më tani gjatë pandemisë, shkruan Reporteri.
Hulumtimi sugjeron që sëmundja mund të ketë qenë tashmë e përhapur në Mbretërinë e Bashkuar, dy muaj më herët se rasti i parë që u diagnostikua zyrtarisht.
Sunetra Gupta, profesore e epidemiologjisë teorike në Oksford, që e drejtoi studimin thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të hartojë testimin e antitrupave për të zbuluar fazën e vërtetë të pandemisë në Britani.
“Duhet të fillojmë menjëherë studime serologjike në shkallë të gjerë – testimin e antitrupave – për të vlerësuar se në cilën fazë të epidemisë jemi në”, tha Gupta për Financial Times, transmeton Reporteri.
Nëse rezultatet e studimit do dalin të skta, do të sugjeronte që vetëm një në një mijë pacientë të infektuar do të kërkojnë trajtim në spital. Kjo ngjall shpresat se masat e “bllokimit” të mund të hiqen më herët seç ishte planifikuar.
Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock njoftoi të martën se 12,000 punonjës në pension i ishin përgjigjur pozitivisht në një thirrje për t’u kthyer në shërbimin shëndetësor.
Z. Hancock po jepte konferencën e parë për shtyp të qeverisë, ku ai gjithashtu njoftoi se një spital i përkohshëm në Qendrën Excel të Londrës, në lindje të Londrës do të hapet së shpejti.
“Ne kemi blerë tani 3.5 milion teste të antitrupave”, tha ai.
Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar u rrit edhe me 87 tjerë të hënën, ndërkaq numri total i vdekjeve ka shkuar në 422.
Që nga e hëna, 90.436 pacientë janë testuar për virusin në Mbretërinë e Bashkuar, me 82.359 testime negativ dhe 8.077 testime pozitive./Reporteri