Juristi Dastid Pallaska ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e mbajnë njëri tjetrin në pushtet në dëm të Kosovës.
Tutje, Pallaska tha se Thaçi po e keqpërdor politiken amerikane në raport me Kosovën.
“Thaçi duke e keqpërdorur skajshmërish politikën amerikane në raport me Kosovën, ka rrezik që do ta shndërrojë Amerikën në një vend që nuk e gëzon popullaritetin që gjithmonë e kanë gëzuar”, ka thënë Pallaska në T7.
E për Kurtin, Pallaska thotë se po e thellon krizën edhe më shumë veç për inati të Thaçit.
“Ndërsa në anën tjetër e kemi Kurtin, i cili me partinë e tij e ka kundërshtuar marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian, dhe gjithmonë ka qenë kundër Bashkimin Evropian duke përfshirë këtu edhe misionin e Eulexit. E sot rreshtohet për inati të Thaçit në anën tjetër duke e thelluar edhe më shumë krizën”, shtoi Pallaska.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.