Një tërmet i fuqishëm ka rënë në lindje të ishujve Kuril. Ishujt janë në lindje të Rusisë. Tërmeti ishte me magnitudë 7.6 të shkallës rihter.
Tëremti me thellësi 60 km u ndje në Japoni dhe disa zona të tjera të Rusisë. Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për cunami.
The Telegraph shkruan se Qendra Kombëtare e Cunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke monitoruar situatën pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës.
Gjithashtu alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e Japonisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.