×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti pritet të mos jetë prezent në seancën ku do të rrëzohet qeveria e tij

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 11:24

    Edhe pse kanë ikur afër 20 minuta, ende nuk ka nisur seanca ku pritet të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti.


    Por kryeministri Albin Kurti, nuk pritet të marrë pjesë në seancën plenare ku do deputetët do të votojnë pro apo kundër shkarkimin të tij, shkruan Reporteri.net.

    Se nuk do të marrë pjesë në seancë në një mënyrë e ka konfirmuar vet Kurti përmes një postimi bërë para pak minutash në Facebook.

    “Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit. Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa kujtojmë se mbrëmë kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, mbrëmë ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancën e sotme plenare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!