Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se katër pacientë janë shëruar nga Coronavirusi në Kosovë.
Vitia ka falënderuar stafin e Klinikës Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anembanë Kosovës për punën.
Numri total i personave të shëruar në Kosovë nga COVID-19 tashmë është 5 persona, nga 108 të prekur nga pandemia. Një person ka humbur jetën.
“Katër pacientë të shëruar. Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19. Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme”, ka njoftuar ministri Vitia.
“T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë. Qëndroni në shtëpi. Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP. Bashkë do t’ia dalim. Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, shkruan tutje ai në facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.