×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dikur fliste ndryshe: Republika nuk organizohet rreth të parit në garë, por rreth shumicës së tërësisë

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 23:27

    Ne vitin 2014, Partia Demokratike e Kosovës kishte fituar zgjedhjet por krejt partitë tjera nuk dëshironin të bënin koalicion me të. Në këtë rrethanë, kishin nisur interpretimet kushtetuese, shkruan Reporteri.


    Sot, jemi gati në situatë të njëjtë. Po flitet për mundësinë e një qeverie të re, por pa VV-në pasi askush nuk e do. Derisa tash kreu i saj dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti thirret në të parin, fituesin dhe votën popullore, kështu nuk bënte në vitin 2014. Atëherë e interpretonte ndryshe.

    “Republika e Kosovës është republikë parlamentare dhe organizohet rreth shumicës. Republika nuk organizohet rreth të parit në garë, por rreth shumicës së tërësisë”, kishte thënë Kurti transmeton Reporteri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!