Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se ende nuk ka folur me nënkryetaren Vjosa Osmanin pas votimit kundër mocionit që inicioi partia e tyre kundër Qeverisë Kurti.
“Me Vjosa Osmanin nuk kam diskutuar sepse nuk kemi pasur rast të takohemi. Unë jam i sigurt që organet e LDK-së, në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm do ta bëjmë një analizë të gjithë kësaj gjendje dhe do të përpiqemi që në të ardhmen të gjejmë rrugë që të mos ndahemi në vendimmarrje”, tha kreu i LDK-së.
Ai tha se është munduar që LDK-ja të ketë unitet dhe se vendimmarrja duhet të bëhet në bazë të konsultimeve të brendshme.
“Si kryetar i LDK-së e kam detyrë të krijoj unitet brenda LDK-së. Unë mund t’ju siguroj se gjatë kësaj periudhe kam bërë maksimumin të krijoj bashkëpunim dhe punë ekipore që vendimmarrja të rezultojë mbi bazë të konsultimeve të brendshme”, tha Mustafa, në Klan Kosova.
Megjithatë, Mustafa tha se do të gjejnë mënyra që në votime të mos jenë të ndarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.