Kosova deri mëngjesin e së mërkurës numëron 112 persona të prekur me coronavirus, ndërsa pas përsëritjes së dytë të testimit, lajmi i mirë është se 6 pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmon se janë nën mbikëqyrje edhe 2.351 persona të tjerë të cilët janë kontakte të rasteve me coronavirus.
Sipas IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Prej 8 shkurtit të këtij viti e deri më 31 mars janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes së një të moshuari 82-vjeç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.