Duke pasur parasysh që dialogu dypalësh, mekanizmat e CEFTA-s dhe ndërmjetësimi i BE-së nuk ishin të suksesshme, Kosova ka mundësinë e fundit, megjithëse një mundësi e pakëndshme, të vendosë masa reciprociteti në një mënyrë rreptësisht të balancuar në marrëdhëniet e saj tregtare me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Në atë kontekst, Qeveria e Kosovës po shqyrton masat e reciprocitetit në fushat e mëposhtme:
Masa reciprociteti për të gjitha dokumentet dhe praktikat që prekin çështjet tregtare;
Masa reciprociteti për njohjen e të gjitha kualifikimeve profesionale (siç janë diplomat, certifikatat, licencat, lejet etj. të lëshuara nga autoritetet kosovare);
Masa reciprociteti për targat e automjeteve (autobusë, kamionë, vetura etj.);
Masa reciprociteti për lëvizjen e lirë të personave, përfshirë njohjen e dokumenteve të lëshuara nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina siç janë pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.