×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa pas takimit me Thaçin: Jemi për Qeveri të re, jo për zgjedhje

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 11:28

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është koha të shkohet në zgjedhje të përgjithshme për shkak të koronavirusit.


    “Jemi të bindur se zgjedhjet nuk do të sillnin një situate tjetër, duke marrë parasysh vullnetin politik të partive dhe duke marrë parasysh mocionin e mosbesimit që e kanë votuar 82 deputetë të Kuvendit. Ne jemi që të bëhet një qeveri e re, që të ndjeken të gjitha procedurat kushtetuese, dhe procedurat e aktgjykimi të Kushtetueses të vitit 2014”, tha Mustafa, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se qeveria e re, do të duhej të angazhohej me kapacitetet e plota në luftë kundër koronavirusit, të punoj në zhvillimin ekonomik, sepse siç tha ai, vendi do të ballafaqohet me situate të rëndë ekonomike dhe papunësi.

    I pyetur nëse kanë biseduar sot për emra të përveçëm me Thaçin, kreu I LDK-së tha se “sot nuk kemi biseduar për emra”, dhe se LDK nuk do të hyjë në një proces pa u shtjerrë të gjitha rrugët kushtetuese. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!