×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK-ja furnizohet me pemë dhe perime

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 11:48

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka nënshkruar një kontratë për furnizim me pemë dhe perime.Kontrata në vlerë prej 98 mijë e 558 euro është nënshkruar dje më 31 mars.


    Fitues i këtij tenderi është operatori ekonomik ‘Rinesa’ , kurse kohëzgjatja e kontratës është për 10 muaj.

    Aktiviteti i prokurimit është iniciuar me 27 shkurt, ndërsa aplikimi për tender është hapur më 16 mars.

    Në tenderin në fjalë kishin aplikuar 5 operatorë ekonomik, kurse operatori ‘Rinesa’ është zgjedhur si ofertuesi me çmimin më të lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!