Ka përfunduar edhe takimi i tretë i planifikuar për sot, ai mes presidentit Thaçi dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.
Pas këtij takimi, Veseli tha se PDK-ja është opozitë dhe se është hipokrizi të mendohet për zgjedhje të jashtëzakonshe në këtë kohë pandemie.
“Krejt ajo çka kërkojmë ne si PDK është të respektohet kushtetuta dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve, vetëm keni parayshë faktin e pandemisë, ne nuk e dijmë kur do të përfundojë kjo çështje, është hipokrizi të folet për zgjedhje të jashtëtakonshme në këtë kohë, sidomos kur e dijmë që ajo nuk mundet të ndodhë brenda 45 ditësh”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë, edhe Isa Mustafa nga LDK doli kundër zgjedhjeve të reja, duke thënë se është mundësia për një qeveri të re.
Albin Kurti, ndërkaq, tha se i theksoi presidentit Thaci se duhet të kërkojë shpërndarjen e Kuvendit, për të cuar vendin në zgjedhje pas pandemisë Covid 19, shkruan Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.