Presidenti Hashim Thaci ka thënë se është detyruar që, pas votimit të mocionit të mosbesimit, të nis konsultat me partitë politike lidhur me hapat e radhës për funksionimin e institucioneve.
Ai nuk ngurroi të përmend në këto fjali edhe “themelimin e qeverisë së re”, shkruan Reporteri.net.
“Pavarësisht vështirësive që kemi nga coronavirusi, jeta insituticionale vazhdon. Sot si presidenti i Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit, jam detyruar, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet, për të filluar konsultat me partitë politike, për hapat e mëtutjeshëm të funksionimit të institucionet të Republikës së Kosovës apo themelimit të institucionet e reja të qeverisë së re”, ka thënë Thaci.
Ndër të tjera, ai tha se të gjitha vendimet që do të marrë pas konsultave, do të jenë në përputhje me vullnetin politik të partive.
“Të gjitha veprimet e mëtutjeshëm që do të marrë si president i vendit, do të jenë transparente, në përputhje me Kushtetutën dhe praktikave të mëhershme, të cilat kanë qenë sipas vullnetit politik të partive”, ka shtuar presidenti.
Ndryshe, nga takimet me presidentin, vetëm Albin Kurti doli PRO zgjedhjeve. Kryetarët e partive, Isa Mustafa e Kadri Veseli, u shprehen kundër zgjedhjeve të reja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.