×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lajm i mirë, shërohen 5 mjekë dhe infermierë shqiptarë nga COVID-19

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 19:53

    Një lajm i mirë është dhënë këtë të mërkurë në Shqipëri, në lidhje me betejën e koronavirusit, ku 5 mjekë dhe infermierë ja kanë dalë në këtë luftë.


    Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se numri i personelit mjeksor të shëruar deri më tani shkon në 13, ndërsa numri total i pacientë të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, deri më tani është 67.

    Ndërkohë këtë të mërkurë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 16 raste të reja, duke e çuar në 259 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe 15 numrin e viktimave.

    Postimi i plotë:

    ?#COVID-19 Lajm i mirë??

    Edhe 5️⃣ mjekë dhe infermierë të shëruar??

    Shkon në 1️⃣3️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës✅

    Deri tani janë 6️⃣7️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!