Lajme të mira vijnë nga qyteti i Korçës në Shqipëri.
Atje është shëruar pacienti i parë i infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur doktori i Spitali Korçë, Litjan Broka i cili ka falënderuar stafin mjekësor në spitalin e Infektivit në Tiranë.
“Sapo mbërriti në Korçë pacienti i parë nga qyteti i cili lë Spitalin Infektiv plotësisht i shëruar Faleminderit gjithë stafit mjekësor te Spitalit Infektiv dhe Spitalit Rajonal të Korçës që ne dy faza së bashku ndihmuan Laertin të kalonte me sukses sëmundjen e koronavirusit. Urojmë që kemi lajme të mira për të gjithë qytetarët e Korçës por dhe gjithë Shqiperisë të prekur nga Covid-19#Forca”.
Në Korçë janë 13 persona të infektuar me CoVid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.