Numri i personave, të cilët janë shëruar nga koronavirusi ka shkuar në 76.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook bëri të ditur se orët e fundit janë shëruar edhe 9 pacientë të tjerë.
Ndërkohë nga radhët e bluzave të bardha, ministrja Manastirliu njoftoi se janë shëruar edhe 5 mjekë dhe infermierë duke e çuar 13 numrin e stafit mjekësor të shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste, ndërsa 15 kane humbur jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.