Duka dhe dukesha e Kembrixh, William dhe Kate treguan se izolimi si pasojë e koronavirusit është stresues për shumë njerëz dhe është shumë e rëndësishme të tregojmë vëmendje për shëndetin mendor.
Për princin William, është shumë e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje ndaj shërbimeve të nevojshme, përmes teknologjisë, nëse kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.
“Është jetësorë që të mundësohet një shërbim online, ku njerëzit të kenë qasje nga shtëpia e tyre dhe të sigurojnë këshillat e ndihmën e nevojshme për shëndetin e tyre mendor, u shpreh William në një intervistë për BBC.
Duka foli po ashtu për ankthin që kishte përjetuar kur mësoi se i ati, princi i Uellsit kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit.
“Është shumë e rëndësishme të mos e harrojmë mirëqenien mendore dhe të mundësojmë qasjen ndaj shërbimeve të nevojshme te personat në nevojë. Kjo mund të bëhet si përmes telefonit ashtu edhe internetit”, shtoi Kate.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.