Shteti i Malit të Zi nuk ka pranuar respiratorë si dhuratë nga Serbia, ajo i ka refuzuar ato pavarësisht pandemisë së COVID-19.
5 respiratorë që presidenti serb, Aleksandar Vucici dëshiroi t’ia dhuron Malit të Zi, krejt kjo për 2 arsye po thonë mediet malazeze, e para për të qetësuar raportet e acaruara së fundi mes dy vendeve dhe e dyta për shkak të luftës ndaj koronavirusit.
Por, kjo ‘ndihmë e Serbisë’ është refuzuar kategorikisht nga Qeveria malazeze, këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozovic.
Bozovic ka kërkuar nga Mali i Zi që ta rishqyrtojë këtë ndihmë nga Serbia, pasi kjo është si ndihmë për luftë kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.
Por, ndryshe ka vepruar Kosova, ajo ka pranuar që të marrë 1 mijë teste për koronavirusin nga Serbia.
Lajmin e ka pranuar mbrëmë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se kjo ka ardhur si ndihmë nga Serbia për shkak të sjelljes së mirë që kemi bërë ndaj komunitetit serbë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.