Danilo Vuçiq, djali i Presidentit të Serbisë, u dërgua nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, ku po trajtohej për Covid 19 nga 8 prilli, në një spital të përkohshëm në Panairin e Beogradit.
Kjo bërë që të reagojë ashpër gazetarja e BIRN-it, Ana Novakoviq e cila tha se kjo u bë pa ndjekur kurrfarë protokolli.
“Pasi Danilo Vucic djali i Presidentit të Shtetit është transferuar në spitalin e improvizuar në panair, unë vetëm mund të them se shteti nuk ka ose nuk i përmbahet kurrfarë protokolli, ne nuk kemi shtet
Shteti është Vucic!
Çfarë panairi i zi!”, ka shkruar ajo.
Apropo ovog Danilo Vučić sin predsednika države prebačen na Sajam, reći ću samo država nema ili se ne pridržava NIJEDNOG PROTOKOLA, a mi državu NEMAMO!!
Država je Vučić!
Kakav crni sajam!
Majku mu pa valjda makar zbog neke bezbednosti sin predsednika ne ide na sajam.— Ana Novakovic (@Ann_Novakovic) April 17, 2020
Kujtojmë se djali i Vuçiq ditë më parë ishte konfirmuar me koronavirus dhe po trajtohej në Spitalin e sëmundjeve infektive në Beograd.