Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në Kosovë kanë rezultuar pozitiv edhe 51 persona të tjerë duke shkuar numri në total 561.
Mirëpo, nga 51 raste me coronavirus 25 prej tyre janë nga Komunat veriore me shumicë serbe, shkruan Reporteri.net
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net