×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjahtarët ‘shfrytëzojnë’ COVID-19 për të vrarë kafshë e shpendë të rrallë në Shqipëri

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 23:29

    Moratoriumi i gjuetisë, pavarësisht se ka vite që është vendosur duket se jo për të gjithë ka dhënë efektet e parashikuara duke mos u respektuar nga një pjesë.


    Teksa vendi vazhdon të jetë pjesërisht i izoluar për shkak të virusit Covid-19, të vetmit që kanë menduar për faunën e egër kanë qenë gjahtarët të cilët e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të vrarë kafshë dhe shpendë.

    Mjaft gjahtarë të paligjshëm, duke përfituar nga gjendja e emergjencës kanë marrë armët e tyre dhe i janë drejtuar zonave të ndryshme për të ushtruar aktivitetin e tyre të pashqetësuar. Ndërkohë, kanë qenë vetë gjahtarët ata që kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale këtë aktivitet të paligjshëm duke ju “mburur” miqve

    Në fotot që po përcjell gazeta “TemA”, në shënjestër të kësaj masakre ka qenë edhe një Kojlik i zi (Pl.falcinellus) që është jo vetëm në rrezik zhdukje, por gjithashtu i përket konventes AEËA të firmosur nga 79 shtete të Europës dhe Afrikës (kontinente të cilat ky zog viziton përgjat vitit), konventë të cilën e ka firmosur edhe Shqipëria prej vitit 1999.

    Moratoriumi i gjuetisë në vendin tonë ka një afat 5 vjeçar dhe pritet të përfundojë në vitin 2021, ndërsa ka si qëllim mbrojtjen dhe shtimin e faunës së egër. Ndërkohë, sipas fotografive që po përcjell gazeta “TemA”, këta gjahtarë duket se po penalizojnë shtimin përmes masakrës që po shkaktojnë me armët e tyre në këtë moment.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!