×
  • Lajme
  • Lajme

    Avni Zogiani poston një fotografi interesante, a po përgatit Vetëvendosje protesta me maska e distancë si në Izrael

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 0:26

    Nuk duket lajm kur një zyrtar partiak ose qeveritar e ndryshon një foto në cover të faqes apo profilit në Facebook. Por është lajm kur duket se ajo megjithatë bartë një mesazh.


    Zyrtari i Vetëvendosjes dhe zëvendësministri Avni Zogiani ka postuar një fotografi nga një protestë ku njerëzit qëndrojnë në distancë, shkruan Reporteri.

    Fjala është për një protestë që ndodhi sot në Izrael në Tel Aviv. Atje rreth 2 mijë veta dolën në shesh për të protestuar kundër Kryeministrit Benjamin Natanyahu për formën e qeverisës.

    Disa organizata po e akuzojnë ata për masa jo demokratike të krahasueshme me Turqinë dhe Hungarinë, shkruan Reporteri.

    Israeli tashmë ka kaluar 3 palë zgjedhje për 1 vit, pasi në të gjitha rastet partitë kanë dështuar të ndërtojnë një koalicion qeverisës.

    Artikulli për protestat në Izrael: KETU

    Në Kosovë, sot Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave tashmë do të ndërhyjë më një vendim që do të çojë drejt një qeverie të re. Këtë e mbështeti edhe Richard Grenell, emisar special për dialogun i SHBA-ve. Ai tha se nëse hiqet edhe reciprociteti shpejt, atëherë dialogu rinis menjëherë.

    Nga vetëvendosje reaguan duke thënë se ky është veprim anti kushtetues dhe se ata do të rezistojnë. Këtë e thanë këshilltarë të Kryeministrit Kurti dhe zyrtarë tjerë të VV-së. A do të thotë rezistenca e tyre edhe një protestë si kjo në Israel?/Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!