×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak për testet nga Serbia: Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 8:04

    Në kohën kur vendi Kosova po përballet me mungesë të testeve për COVID-19, Serbia ka dërguar donacion njëmijë teste për COVID-19.


    Ndaj kësaj, pati reagime të ndryshme nga opozita, të cilët e konsideruan absurde, ndihmën e Serbisë, duke ditur rrethanat politike.

    Por, kështu nuk mendon Bashkimi Evropian.

    Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova, shefat e misioneve të BE-së, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Norvegjisë, shefi i EULEX-it dhe koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, kanë bërë thirrje për lënien mënjanë të politikës në kohën e shpërthimit të coronavirusit në Kosovë.

    Këtë deklaratë e ka përshëndetur emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak.

    Përmes një shkrimi në Tëitter ka thënë se, nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme.

    “Unë mirëpres deklaratën e Shefave të Misioneve në Kosovë. Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!