×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë komunat e vetme që s’kanë asnjë rast me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 9:08

    Numri i të infektuarëve me kronavirus në Kosovë ka shkuar gjatë ditës së enjte në 561.


    Deri më tani në vend janë të shëruar 102 persona ndërsa 12 të tjerë kanë humbur jetën.

    Mirëpo jo në të gjithë Kosovën ka arritur të përhapet kjo pandemi.

    Bëhet fjalë për 11 komuna të cilat deri më tani nuk e kanë as një rast të prekjes me koronavirus. E komunat në fjalë janë, Dragashi, Mitrovica e Jugut, Kaçaniku, Shtërpca, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Novobërda, Juniku e Mamusha.

    Këtu pra janë komunat të cilat deri më sot nuk kanë shënuar as edhe një rast me Covid-19.

    Megjithëkëtë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 51 raste të reja të prekura me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 295 testeve në 24 orë.

    Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë”, është thënë në njoftim.

    Ky Institut ka bërë të ditur se nëntë persona janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri, duke e rritur numrin total në 102.

    Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë me këtë virus janë infektuar gjithsej 561 persona, derisa 12 kanë vdekur si pasojë e tij.

    Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

    Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

    Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

    Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!