Rritet bilanci i viktimave nga shtënat me armë në Kanada, raportohet se 16 persona kanë humbur jetën në mesin e tyre edhe një polic në Nova Scotia, raporton Reuters.
Gjatë 12 orëve ata janë vrarë me armë zjarri nga 51-vjeçari Gabriel Wortman, i cili i qëlloi në lokacione të ndryshme në rajonin e Nova Scotia, transmeton Telegrafi.
Në mesin e viktimave është edhe policja Heidi Stevenson, e cila 23 vite i kaloi si zyrtare policore dhe pas vetes la bashkëshortin dhe dy fëmijë.
Në anën tjetër policia ka konfirmuar vdekjen e Wortman, duke mos pranuar të tregojë nëse është vrarë nga ata.
Wortman kishte përdorur veturë të policisë, dhe në një moment kishte pasur të veshur uniformë të policisë së këtij rajoni në Kanada.
Ky sulm po konsiderohet më vdekjeprurësi që në Kanada, pas atij që ndodhi në dhjetor të vitit 1989 në Montreal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.