Në objektin e Qeverisë së Kosovës ka nisur takimi i ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku do të flitet për COVID 19.
Ndonëse i ftoi të gjitha partitë, për këtë takim është përgjigjur pozitivisht vetëm PDK-ja, shkruan Reporteri.net.
Në takim tashmë ka hyrë përfaqësuesi i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërkaq duke hyrë në Qeveri është parë kryeministri Kurti.
Ndërkohë, ditë më herët, ftesën e Kurti e ka refuzuar LDK-ja dhe AAK-ja, duke e akuzuar Kurtin se është vonuar për këtë takim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.