×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas PDK-së, edhe Vjosa Osmani shkon në takimin e Kurtit – LDK-ja zyrtarisht ka refuzuar

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 10:32

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka hyrë në objektin e Qeverisë ku ka nisur takimi i ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar rreth coronavirusit.


    Para saj në këtë takim ka hyrë Memli Krasniqi nga PDK-ja e po ashtu edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

    LDK-ja ndërkaq, ka refuzuar këtë ftesë të Kurtit dhe Vjosa Osmani rezulton se ka shkuar pa dakordim me partinë, ani pse ftesa ishte për kreun e partisë.

    Sidoqoftë, takimin e Kurti e ka refuzuar edhe AAK-ja, ndërkaq  NISMA nuk është përgjigjur ende./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!