Nënkryetarja e LDK-së dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk po informohet nga partia e saj lidhur me zhvillimet e fundit.
Madje, ajo e përmendi edhe një takim të sotëm të LDK-së, për të cilin ajo thotë se nuk ka ftesë, shkruan Reporteri.net.
Sic u tha ajo gazetarëve, ka më pak informacione se ata pasi ajo nuk ka diskutuar me askënd dhe askush nuk ka diskutuar me të lidhur me ecurinë për krijimin e një qeverie të re.
“Jo, jam plotësisht e painformuar. Sot dëgjova që qenka edhe një takim ku unë nuk jam ftuar. Pra, ka shumë takime që nuk jam ftuar. Pra, ju më shumë mund të dini se unë. Nuk kam diskutuar me askënd, e askush nuk ka diskutuar me mua”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, LDK-ja e ka kritikuar Osmanin lidhur me qasjen që e ka pasur ndaj partisë së saj./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.