×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kritikon ashpër Thaçin, për Grenellin thotë se “nuk mund të çuditemi”

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 13:35

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kritikuar ashpër presidentin Hashim Thaci për qëndrimin rreth reciprocitetit.


    Kur u pyet për hapat e paralajmëruar nga Thaci, Kurti tha se nuk pritet që një ambasador të mbajë ndonjë qëndrim më të avancuar kur presidenti është kundër reciprocitetit, shkruan Reporteri.net.

    “Unë mendoj se nuk mund të mbaj qëndrim më të avancuar për Republikë e Kosovës një ambasador i huaj sesa që këtë e bëjnë vet organet e shtetit apo figurat udhëheqëse të tij. Nëse kemi një President që del kundër reciprocitetit me Serbinë; atëherë nuk mund të çuditemi me asnjë ambasador të huaj se çfarë thotë apo bën për vendin tone. Është rast i pashembullt në historinë tonë të re – e mbase jo vetëm në rajonin tonë – që kemi një personalitet politik me detyrë aq të lartë zyrtarë që del jashtë asaj detyre dhe flet kundër reciprocitetit të vendit vet ndaj një shteti që nuk ka njeh”, ka thënë Kurti.

    Ndërkaq, ai u pyet edhe për një “rezistencë” që u përmend nga një prej këshilltarëve, mirëpo kryeministri në detyrë tha se nuk është këshilluar për një gjë të tillë.

    “Nuk a kam parasysh se për çfarë rezistence bëhet fjalë, por aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë njerëz të cilët për nga vokacioni i rezistojnë të keqes, por nuk po më bie ndër mend se këto dy ditët e fundit jam këshilluar për të rezistuar ndaj diçkaje. Si Kryeministër në detyrë është e qartë se më bie të rezistoj gjëra të mbrapshta që na imponohen”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, presidenti Thaci ka paralajmëruar dje hapa që cojnë në krijimin e institucioneve, sic i quan ai, legjitime./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!