×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kur do të hapen lokalet e dasmava? Rama: Martohuni online, rëndësi ka dashuria

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 14:36

    Të gjitha çiftet që kanë planifikuar dasmën së afërmi duhet të presin.


    Kryeministri Edi Rama kur u pyet se kur do të hapen lokalet e dasmave, kishte një këshillë për çiftet.

    “Ose do të presin të bëjnë një dasmë të madhe ose një të vogël online me njëri tjetrin dhe pastaj do të presin kur të vijnë e madhja, ose do të bëjnë si do të bëjnë dhe do të presin. Rëndësi ka dashuria, dhe fakti që duhet të durosh dhe pak dhe të kesh mundësi ta rishikosh vendimin deri sa të hapet zyra e gjendjes civile” tha Rama.

    Pra, lokalet e dasmave nuk do të hapen edhe për një kohë, kjo për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, që tashmë ka marrë jetën e mijëra njerëzve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!