×
  • Lajme
  • Botë

    Italia kapërcen 24 mijë viktima e 180 mijë të infektuar, por situata është drejt përmirësimit

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 18:34

    Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar 454 viktima e 2,256 të infektuar më shumë.


    Nurmi total i viktimave ka arritur sot më 24,114 e numri i të infektaruve nga nisja e pandemisë deri më sot është 181,228.

    Ky është numri më i ulët i rasteve pozitive në 24 orë që prej datës 10 mars.

    Numri i pacientëve në terapi intensive është reduktuar me 40%.

    Numri aktual i pacientëve pozitivë duke reduktuar numrin e të shëruarve e të viktimave është 108,237.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka 1,822 të shëruar më shumë e numri i tyre i përgjithshëm ka arritur më 48,877.

    Në përmirësim është situata në sistemin shëndetësor ku sot janë 127 pacientë më pak të shtruar e numri i atyre që po kurohen me Covid 19 është 24,906.

    Dhe në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 62 pacientë më pak e numri i të sëmurëve që po kurohen në to është sot 2,573.

    Në Itali janë kryer deri më tani 1,356,541 tampone.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!