Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka fyer rëndë kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërsa ju ka referuar shkopit që e mban për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, Kurti ka thënë se Mustafa më shumë e përdor shkopin për ta goditur Osmanin se për t/ ecur me të.
“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personaliteti do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se mund të ketë bashkëpunim nëse mbështetet presidenti për shpallje te jashtëzakonshme, nëse hyhet në shtegun e tij të shkëmbimit territorial dhe nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të, atehere natyrisht ne nuk mund te kemi bashkëpunim”, ka thënë Kurti në TV SYRI.
Ndërsa tani e fyen pas prishjes së koalicionit qeverisës, para arritjes së marrëveshjes e quante profesor. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.