×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i të infektuarve në Shtime shkaku i vizitave familjare

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 22:50

    Numri i të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Shtimes është rritur, dhe kjo po dyshohet të ketë ndodhur shkaku i vizitave familjare.


    9 anëtarë të një familjeje në fshatin Pjetërshticë kanë rezultuar pozitivë, dhe dyshimet janë se infeksioni është bartur nga një i afërm i tyre që jeton në qytetin e Lipjanit, i cili punonte në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, raporton KOHA.

    Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se shkaku i vizitave familjare tashmë është konfirmuar edhe një rast në fshatin Voinovc derisa kishte kontakte me një të afërm të infektuar, i cili kishte punuar në kampin “Bondsteel”.

    Fshati Pjetërshticë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë është futur në karantinë.

    Përfaqësuesi i këtij fshati Lumni Amrushi ka thënë se banorët janë organizuar menjëherë për t’i dalë në ndihmë familjes së infektuar, e cila ka marrë këtë virus nga një i afërm i tyre nga Komuna e Lipjanit.

    Ndërkaq, I G., i infektuari nga fshati Pjetërshticë nëpërmjet telefonit ka thënë se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, me përjashtim të nënës së tyre, e cila ka sëmundje kronike.

    Në anën tjetër, edhe të afërmit e tyre në lagjen “Bejtush Gerbeshi” në Lipjan me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë janë futur në karantinë pas rasteve të konfirmuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!