Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kryetar i Vetëvendosjes është pyetur sërish rreth një koalicioni të mundshëm me PDK-në e Kadri Veselit.
Kurti thotë se PDK së pari duhet të reformohet, ndërsa ka përjashtuar një koalicion me këtë parti.
“Ne besojmë që PDK duhet një herë të reformohet duke qenë në opozitë së paku për një mandat dhe dy të ndodh çkapja e shtetit nga mujsharët shpërdorues, shteti është ende i kapur dhe vetëm qeveria ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka ndodh reformimi i PDK-së siç ne kemi kërkuar, ajo merr kohë dhe rrjedhimisht PDK-në nuk mund ta shohim partner në koaliconin e ardhshëm, pasi nuk ka bërë pastrim të brendshëm dhe ndërrim kursi dhe në udhëheqje”, ka deklaruar Kurti në TV SYRI, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë më tej se PDK nuk e kontrollon LDK-në, por presidenti Thaçi.
“Nuk mund të them se PDK e kontrollon LDK-në, mund të them më parë se presidenti i Kosovës e kontrollon udhëheqjen e LDK-së”, ka pohuar Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.