Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se janë kontaktuar dhe ka nën mbikëqyrje 6351 kontakte të rasteve me COVID-19.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media, ku mbrëmë numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkruar në 598 persona, 123 janë shëruar, kurse 15 kanë ndërruar jetë.
Mbrëmë nga komuna e Mitrovicës së Veriut janë raportuar dy raste të vdekjes dhe nga komuna e Leposaviqit një rast i vdekjes.
Nga data 08 shkurt deri më 20 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.009 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 598 raste, ndërsa gjithsej 15 raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6351 kontakte të rasteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.