×
  • Lajme
  • Botë

    S’ka më viza drejt SHBA, Trump pezullon emigracionin për shkak të virusit

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 9:18

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të pezullojnë përkohësisht emigrimin. Kështu ka njoftuar presidenti i SHBA, Donald Trump përmes një postimi në Twitter.


    Ai tha se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të “sulmit nga armiku i padukshëm”, sic e cilëson Trump koronavirusin.

    “Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!”, shkruan në Twitter Trump

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!