Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 11:00, do të shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë.
Sipas njoftimit, shpërndarja do të bëhet në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës.
Pjesëmarrës do të jetë kryetari Shpend Ahmeti dhe zyrtarë nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ky aksion ka filluar që nga shpallja e pandemisë së koronavirusit dhe kryetari Ahmeti ka bërë me dije se aksione të tilla po zhvillohen t’u dalin në ndihmë familjeve në nevojë gjatë kësaj periudhe të vështirë ku po kalon vendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.