×
  • Lajme
  • Lajme

    “Luftove deri në momentin e fundit” – fjalët prekëse të bashkëshortit së 40 vjeçares që vdiq sot nga koronavirusi

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 10:27

    Sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur një grua shtatzënë e cila ishte e shtrirë në Kilinikën Infektive në QKUK.


    40 vjeçarja V.P. me vendbanim në Gjakovë  ishte e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020, skruan Reporteri.

    Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shteti.

    E ndjera ishte shtatzënë dhe raportohet se la pas dy fëmijë. Por prekës është mesazhi që burri i kësaj të ndjere e ka postuar në rrjetet sociale kushtuar gruas së tij.

    “Aq shumë e deshtë jetën asqë luftove deri në momentin e fundit për jetën tande bashkë me jetën e foshnjës në kraharorin tand. Tani me foshnjën tande në parajsë gëzoni lumturinë e jetës së amshuar. Ishe një grua, nënë, bijë, motër, nuse shumë e qetë, plotë lumturi, dashuri, kujdes për të tjerët. Tani ju, nanë e foshnje, jeni engjëj në qiell, të cilët luteni për ne e na mbroni. Mos na harro”, janë fjalët e dhimbshme që bashkëshorti i së ndjerës i ka shkruajr në kujtim të gruas së tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!