×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Vdekja e gruas shtatzënë ngritë alarmin për pasojat e infeksionit

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 10:41

    Mëngjesin e sotëm një grua shtatzënë nga Gjakova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK-së, e cila ishte e infektuar me Covid-19.


    Viktima e moshës 40 vjeçare, e cila ishte në javën e 28-të të shtatzënisë, ishte në përkujdesje intenzive deri në momentin e vdekjes, ndërsa fatin e njëjtë e pati edhe foshnja e saj.

    Lajmin për vdekjen gruas e ka konfirmuar Klinika Infektive e QKUK-së, ndërsa deputetja Mimoza Kusari-Lila ka shkruajtur edhe për vdekjen e bebes.

    “Mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtatëzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me #Covid19. Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit” ka shkruajtur Kusari-Lila.

    Kusari-Lila thekson se ky alarm duhet të na shtyejë për respektim strikt të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sygjerimeve për mbrojtje dhe izolim në këtë kohë pandemie.

    Ky rast e çon në 16 numrin e viktimave të koronavirusit në tërë territorin e Kosovës.

    Aktualisht Kosova regjistron 598 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 123 të shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!