×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen zyrat e LDK-së gjatë natës, u këputen kabllot e internetit

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 12:03

    Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës arritjen në zyra nuk e kanë pasur të zakonshme, pasi disa kabllo janë dukur të këputura në hyrje të selisë.


    Kabllot e internetit ishin këputur gjatë natës së mbrëmshme nga persona akoma të paidentifikuar.

    Këtë gjë e ka konfirmuar për Reporteri.net një anëtar i Kryesisë së LDK-së, i cili tha se do të shihen kamerat për ta kuptuar cfarë ka ndodhur.

    “Po, kabllot janë të këputura. Tash kompania po merret me to, dhe ne do të shohim kamerat e sigurisë”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, Reporteri.net ka mësuar se këputja e kabllove ka qenë e qëllimshme dhe ka ndodhur gjatë orëve të natës së kaluar, diku rreth mesnatës.

    Nga LDK-ja thonë se rastin nuk e kanë lajmëruar ende në Polici, pasi po presin pamjet nga kamerat.

    Sidoqoftë, LDK-ja ka qenë në thumb të kritikave kohën e fundit, sidomos pas deklarimeve se janë gati të krijojnë një qeveri të re. Kryetari Isa Mustafa, pikërisht në këtë zyrë që u sulmua, tha se nëse krijohet kushtetutshmëria, LDK-ja do të formojë qeveri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!