Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka shkuar dhe sot në QKUK për të vazhduar trajtimin.
Këtë gjë e ka konfirmuar Zyra e Presidentit, të cilët kanë shtuar se gjendja është stabile, shkruan Reporteri.net.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore”, thonë nga Presidenca.
Ndërkohë, dje u bë e ditur se presidenti Thaci po trajtohet për shkak të problemeve me gurët në veshkë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.