Tejet i rëndë duhet të ketë qenë momenti për B.Th, derisa ka vendosur të strehohet në një barak të shkatërruar në Ulpianë.
43 vjeçari me prejardhje nga Rahoveci vazhdon të përballet me kushtet e tmerrshme të jetesës, shëndetin e dobët … e ndihmën që deri më tani pak kush ja ofroi.
Afër vetës ka vetëm disa batanije, me të cilat ngrohet sado pak …
Mësohet se personi në fjalë ka plotë 2 javë që ditën e natën e ka pritur në këtë ambient të neveritshëm, i cili ngjason në një deponi mbeturinash, shkruan Indeksonline.
B.TH i cili njërën këmbë e ka të amputuar, nuk është i martuar dhe fatkeqsisht nuk ka as edhe një person të vetëm që do të llogariste në të.
Një ndihmë sado e vogël nga ju, do të thotë shumë për këtë person i cili po mundohet të mbijetoje i vetëm në këto ditë kaq të vështira për të.
Numri kontaktues për të gjithë ata persona që shprehin vullnet ta ndihmojnë këtë person 044 31 00 32.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.