Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për kujdes edhe më të shtuar pas vdekjes së dyfishtë në Infektivë, ku një shtatzënë vdiq bashkë me foshnjën në bark.
Vitia thotë se komplikimet nga koronavirusi, i prenë së ndjerës edhe ëndrrën.
Kësisoj, Vitia kërkon të zbatohen të gjitha rregullat dhe masat në mënyrë që të mos shënohen viktima tjera.
Vdes shtatzëna me koronavirus në Infektivë
“Sot morëm njoftimin e rëndë për humbjen e jetës së bashkëqytetares sonë. Ajo priste të bëhej nënë. Komplikimet nga Covid-19 ia prenë jetën dhe ëndrrën në mes. Marrim pjesë në këtë dhimbje të dyfishtë të familjes e miqve! Nuk ka fjalë ajo çfarë ndjejmë ne dhe gjithë stafi mjekësor që e asistoi gjatë tërë këtyre ditëve të vështira. Të nderuar qytetarë, na duhet forcë e disiplinë për të shmangur dhembje të tjera. Të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë. Jeta ka vlerë sepse ajo e bën të mundur çdo shpresë e çdo projekt. Kurrë nuk është mjaft kujdesi. Le të mos shpërqendrohemi nga mbrojtja në këtë betejë që hera – herës i kapërcen mundësitë tona të deritanishme. Të zbatojmë rregullat, të mbrojmë e shpëtojmë jetë. Duhet të besojmë realisht që kjo fazë është e përkohshme dhe nuk duhet të rrezikojmë një jetë të tërë nga pakujdesitë në këto pak javë”, shkruan Vitia në facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.